Skema 1-1-1-1-3-3, skema ‘revolucionare’ që Man Utd e ka sjellë në futboll

Manchester United ka pësuar humbje 0-2 nga Manchester City në ‘Old Trafford’, në derbin e ndeshjes së mbetur për javën e 31-të në Premierligë.

‘Djajtë e Kuq’ me këtë humbje kanë rrezikuar mbetjen jashtë top katër vendeve të para në tabelë, gjë që u pamundëson pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve në sezonin e ri.

Në pjesën e parë, skuadra e Solskjaer arriti të përmbahet përballë Manchester Cityt, por diçka të njëjtë nuk ia doli të bëjë edhe në pjesën e dytë.

Madje në pjesën e dytë, mbrojtja e Manchester United për një moment doli komplet nga funksionimi, duke krijuar një skemë 1-1-1-1-3-3.

Mediet sportive dhe tifozët e futbollit janë talluar me pozicionimin e lojtarëve të United, duke thënë se kanë krijuar një skemë revolucionare./Lajmi.net/

Flash Lajme