Iker Casillas duket se ka lënë pas problemet me zemrën, teksa ka nisur të reagojë pas atyre momenteve mjaft të vështira të jetës së tij.

Gardiani i Portos ka gjetur kohë për të qetësuar tifozët, ku ka shpërndarë një video me doza humoristike, marrë nga kënga e grupit spanjoll, Marisol.

“Unë kam një zemër të lumtur, më të mirë se ju! Ne vazhdojmë të përmirësohemi!”-thuhet në videon e shpërndarë nga 37 vjeçari në rrjetin social “Twitter”.

Pak ditë më parë, Casillas pësoi një atak kardiak gjatë momentit që po stërvitej me skuadrën portugeze.

Flash Lajme