Me Kupën e Amerikës në prag, përzgjedhësi i Argjentinës, Lionel Scaloni ka publikuar edhe listën me emrat e 40 futbollistëve që do të grumbullojë paraprakisht, për të përzgjedhur më pas vetëm 23 që do të përfaqësojnë “albicelestët” në këtë garë.

Në listën paraprake bëjnë pjesë edhe emrat e Paulo Dybalës, Lautaro Martinezit dhe Mauro Icardit, ndonëse ky i fundit u la jashtë për miqësoret e marsit, pas problemeve që pati me klubin e Interit. Kupa e Amerikës do të startojë më 14 qershor dhe do të përfundojë më 7 korrik, ndërsa vendi mikpritës i kësaj gare do të jetë Brazili.

Lista paraprake e futbollistëve – portierë: Franco Armani (River Plate), Esteban Andrada (Boca Juniors), Agustin Marchesin (Club America), Juan Musso (Udinese), Geronimo Rulli (Real Sociedad): mbrojtësit: Renzo Saravia (Racing), Gabriel Mercado (Sevilla), Nicolas Otamendi (Manchester City), German Pezzella (Fiorentina), Walter Kanemann (Gremio), Nicolas Tagliafico (Ajax Amsterdam), Marcos Acuna (Sporting), Ramiro Funes Mori (Villarreal), Juan Foyth (Tottenham Hotspur); mesfushor-sulmues: Leandro Paredes (PSG), Giovani Lo Celso (Real Betis), Exequiel Palacios (River Plate), Guido Rodriguez (Club America), Roberto Pereyra (Watford), Rodrigo De Paul (Udinese), Matias Zaracho (Racing), Angel Di Maria (PSG), Gonzalo Martinez (Atlanta United), Paulo Dybala (Juventus), Maximiliano Meza (Monterrey), Ivan Marcone (Boca Juniors), Lionel Messi (Barcelona), Sergio Aguero (Manchester City), Lautaro Martinez (Interi), Angel Correa (Atletico Madrid), Matias Suarez (River Plate), Mauro Icardi (Interi).

Flash Lajme