Në janarin e 2019, futbollisti i njohur Emiliano Sala, humbi jetën në një aksident ajror, ndërsa humbja e tij shokoi botën e futbollit por jo vetëm.

Përmes një postimi prektës, motra e Sala, ka shkruar fjalë të ndjera për të vëllanë.

Ajo shpreh dhimbje të parehabilitueshme për humbjen e vëllait, ndërsa shkruan se sa e vështirë është jeta pa të.

Letra e plotë:

“Nuk e kuptoj si ike pa lajmëruar. Ti, ishe artizani i zemrës sime, dhe u përkushtove vetë ta ndërtoje me dashurinë tënde. Dhe në atë heshtje, të falënderoj që çdo herë e ke kthyer në një mjellmë, sa herë që kam ndjerë historitë e mia të shëmtuara.

Më pas, mungesa jote bëhet prezencë e përhershme. Dhe vështrimi yt i munguar transformohet në një kështjellë të pamposhtur në shpirtin tim. Largimi yt, heq egoizmin e nevojës sime dhe e transformon atë në një udhëtim, para takimit tonë.

Duhet të pranoj pa kushte, se ti nuk mund të kthehesh. Sigurisht që më dhemb. Por gjithashtu e di, se u kujdese të ikje me një shkop magjik të pajisur me fuqinë më të mirë që mund të kem, dashurinë. Dhe ja ku jam. Duke tundur pluhurat magjikë aq sa mundem.

Shoh brenda dhe jashtë. Kam sigurinë se shkalla e jetës sime mund të ndalojë për pak kohë, por kurrë nuk do ecë mbrapsht. Sepse ti më mësove të dashuroj veten. Dhe më le me një dhuratë, që të jem në gjendje të transformoj veten në një mjellmë, edhe në mungesën tënde, duke mbajtur mend si ia dole me mua. Dhe tani rikthehem të besoj se çdo gjë ka mundësi të fillojë nga e para. Me dashuri. Me dashuri”./ Dardania.com

Flash Lajme