Lionel Messi ka fituar ‘Këpucën e Artë’ për Evropë në edicionin 2018/19, duke e lënë pas Kylian Mbappen.

Ky çmim shkon për golashënuesin më të mirë të kontinentit këtë sezon, që do të jetë pronë e numrit 10-të të Barcelonës.

Messi shënoi 36 gola në La Ligas dhe Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain do të përfundojë i dyti në renditjen me 33 gola.

Pavarësisht se shumica e ligave evropiane përfunduan gjatë javëve të fundit, Ligue 1 përfundoi vetëm natën e premte, që do të thotë se ka pasur një rast për francezin. Mbappe arriti vetëm një gol dhe siç pritej është ylli i Barcelonës që do ta marr ‘Këpucën e Artë’.

Fabio Quagliarella është i treti pas 26 golave ​​të shënuara për Sampdorian në Serie A, ndërsa Mbaye Diagne i Galatasaray përfundoi i katërti. Robert Lewandowski i ka mbyllur ai i pesti.

Flash Lajme