Bayern Munchen fiton Kupën e Gjermanisë, pasi mposhti pastër 3-0 RB Leipzig, në finalen e madhe të “Olympiastadion”. Trofeu i Kupës së Gjermanisë është titulli i dytë për këtë sezon, me Bayern që koleksionon kështu titullin e 19-të në histori.

Në Berlin, Bayern vuajti për të kaluar në avantazh, me Lewandowski që gjeti fundin e rrjetës vetëm pas gjysëm ore lojë. Polaku realizoi një gol mjaft të vështirë, ku me kokë gjeti rrjetën pas një krosimi të Alaba.

Pjesa e parë u mbyll me avantazhin minimal të Bayern, ndërkohë që Coman shënoi 2-0. Goli i Robert Lewandowski 5 minuta përpara fundit vulosi rezultatin përfundimtar në 3-0. Një titull që vjen pas 3 sezonesh, pasi kujtojmë që trofeu i fundit i Kupës së Gjermanisë që u ngrit nga Bayern rezulton në sezonin 2015-2016.

Flash Lajme