Facebook do të paguajë përdoruesit, për t’i monituar mënyrën se si shfrytëzojnë telefonin e tyre, përmes një aplikacioni të ri të quajtur Study.

Aplikacioni do të monitorojë cilat programe janë të instaluara në telefonat e personave vullnetarë, koha e shpenzuar në to, vendin prej nga personi vjen dhe të dhëna shtesë në lidhje me aplikacionet, transmeton lajmi.net.

Lansimi i ‘Study’ vjen disa muaj pasi aplikacioni i fundit i kompanisë për monitorimin e përdoruesve, ‘Facebook Research’, u mbyll për shkak të polemikave të mëdha, në depërtim më të thellë të të dhënave private.

Aplikacioni do të jetë i disponueshëm për përdoruesit që kanë 18 ose më shumë vjet, gjersa do të jetë i disponueshëm vetëm për sistemin operativ ‘Android’.

Mosha e përdoruesve do të verifikohet përmes moshës së përcaktuar në llogarinë e tyre në ‘Facebook’.

Facebook nuk ka treguar ende shumën e saktë që do paguajë përdoruesit që do ndërmarrin këtë iniciativë, por në një postim në blog thotë se “të gjithë përdoruesit do të kompensohen”.

Flash Lajme