Në kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut një veturë e vogël me ngjyrë të kaltër, që kujton kohët e komunizmit, po qarkullon nëpër rrugë në përpjekjen e parë të Maqedonisë për të prodhuar veturat e veta elektrike.

Ideja e kompanisë “BB Classic Cars” në Shkup është të rikthejë veturat e vjetra dhe t’i konvertojë disa prej tyre në vetura elektrike me ndihmën e fondit të qeverisë për inovacion, që synon të promovojë teknologjitë përkrahëse për ambientin, transmeton Koha.net.

Maqedonia e Veriut, që dëshiron t’i bashkohet Bashkimit Evropian ku rregullat për emetim janë tejet të ashpra, përballet me ndotje të madhe të ajrit për shkak të emetimit të gazrave nga veturat. Ajo po planifikon të përkrahë iniciativat për automobilat me zero emetim.“Motori ka potencial shumë më të madh për performancë më të mirë e shpejtësi më të lartë, por e kemi limituar në 120 kilometra për orë”, ka thënë Kitanovski.

Automobilat e konvertuar kanë motorë elektrikë nga kompania gjermane Kessler. Kitanovski nuk ka treguar sa ka investuar kompania për të kryer këtë ndryshim.Vetura mund të ecën deri 150 kilometra me një mbushje që zgjat deri tri orë në mbushje normale në shtëpi, e vetëm 15 minuta në mbushësit e shpejtë.

“Kosto për tri orë mbushje është më pak se 1 euro për 10 kilovatët sa është kapaciteti i baterisë”, ka thënë ai.

Çmimi i veturës sillet rreth 20 mijë euro dhe kompania po synon edhe tregjet e huaja.

Flash Lajme