Teknologjia e plakjes së fytyrës FaceApp, përtej të qenit një aplikacion argëtues duket se ka rezultuar edhe i dobishëm.
Një 21-vjeçar, i cili ishte rrëmbyet kur ishte vetëm 3 vjeç, u ribashkua me familjen e tij pas 18 vjetësh, pasi policia arriti ta gjente falë përdorimit të teknologjisë së plakjes së fytyrës.
Kështu, u përdor një foto të zhdukurit kur ishte 3 vjeç, dhe përmes Faceapp u arrit te një fytyrë më e vjetër.
Policia e krahasoi foton e përftuar me një bazë të dhënash të mijëra personave. Pasi përzgjodhën rreth 100 kandidatë potencialë, oficerët ia dolën të gjenin studentin 21-vjeçar.
“Kur e gjetëm, refuzoi të besonte se ishte fëmijë i rrëmbyer, por ADN-ja përputhej me atë të prindërve të tij biologjikë”, tha një prej hetuesve.
Weifang u zhduk në vitin 2001, pranë një kantieri ndërtimi ku punonte babai i tij.