Teknologjia po zhvillohet me hapa të shpejtë, sidomos kur vjen fjala te inteligjenca artificiale dhe robotika.

Kjo dukuri ka nxitur edhe shqetësime për disa punë që në të ardhmen, në vend të njerëzve, mund t’i kryejnë robotët.

Disa nga punët që në të ardhmen mund t’i marrin robotët, janë këto:

Taksistët – Shoferët e taksive mund të zëvendësohen nga veturat pa shofer.

Arkëtarët – Në dyqane, arkëtarët mund të zëvendësohen nga makina që marrin dhe e kthejnë vetë kusurin.

Pilotët e avionëve luftarakë – këta po sfidohen nga dronët.

Punonjësit në banka – Dita-ditës, klientët po i kryejnë veprimet bankare me telefon, andaj stafi i bankave mund të reduktohet.

Po ashtu, në epokën digjitale mund të mos ketë vend për bibliotekarët dhe postierët.

Flash Lajme