Më shumë se 90% e faqeve pornografike japin informacione se çfarë po shikojnë përdoruesit e Facebook’ut në to.

Elena Maris nga Microsoft dhe kolegët e saj kanë analizuar më shumë se 22 mijë faqe pornografike nga e gjithë bota dhe kanë gjetur se përdoruesit përcjellen në të gjitha hapat.

“Kjo është një shqetësim për ruajtjen e privatësisë së përdoruesve të Facebook dhe Google”, ka thënë Maris.

Përcjellja e përdoruesve nga ana e kompanive të reklamave dhe firmave tjera është një praktikë e përhapur në gjithë botën. Por ky ekip paralajmëron se adresat e faqeve pornografike mund të shfaqin informacione kompromentuese të përdoruesve.

“Pasojat e zbulimit të faqeve që ju vizitoni pa dijeninë tuaj mund të jenë të mëdha”, thotë Maris.

“Imagjinoni pasojat për shembull, një lider konservativ religjioz i cili shikon imazhe pornografike dhe këto interesa seksuale të tij shfaqen për gjithë komunitetin”

Këto përcjellje nga Google dhe Facebook ndodhin edhe kur përdorni opsionin “incognito”.

Gjetjet janë shumë kontraverse dhe vetëm sa i shtohen problemeve të kompanive të mëdha të teknologjisë për shkelje të privatësisë së përdoruesve.

Flash Lajme