Ky është padyshim një lajm i madh sidomos për një aplikacion komunikimi si WhatsApp me 1.5 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën.

Në 2015-ën WhatsApp lançoi një version ueb të aplikacionit i cili pasqyronte bisedat direkt nga aplikacioni mobil.

Për ta përdorur duhej të kishit telefonin të lidhur në internet.

Por kjo mund të ndryshojë shumë shpejt. Sipas WABetaInfo, kompania është duke zhvilluar një aplikacioni Universal Windows së bashku me një multi-platformë e cila do të funksionojë edhe kur keni telefonin të fikur.

Ky është padyshim një lajm i madh sidomos për një aplikacion komunikimi si WhatsApp me 1.5 miliardë përdorues aktivë në mbarë botën.

Kështu do të keni mundësi të jeni në kontakt me njerëzit edhe kur jeni në lëvizje por që telefonit tuaj mund të jetë duke i mbaruar bateria ose interneti. Është e njëjta mënyrë sesi Telegram aktualisht funksionon.

Nuk ka informacion se kur ky funksion do të jetë i disponueshëm por ne do ju mbajmë të informuar. /PCWorld.al/

Flash Lajme