“Instagram”, që numëron 700 milionë përdorues në glob, duket se është rrjeti social që ka efektin më të madh negativ, thotë një raport i ri Shoqëria për Shëndetin Publik në Britani (RSPH), një organizatë e pavarur e fokusuar në edukimin shëndetësor.

Një testim u krye mbi përdorues të ndryshëm, që vlerësonin se si kanë ndikuar rrjetet sociale si “Instagram”, “Facebook”, “Snapchat”, “YouTube” dhe “Twitter” në gjendjen e tyre emocionale apo shëndetësore.

Ata dhanë vlerësime sa i takon ndjenjave të tyre të ankthit, ndjenjat e lidhjes me komunitetin, identitetin, trupin si imazh, e të tjera.

Afro 70% e të anketuarve raportuan se morën mbështetje emocionale në mediat sociale kur kohët ishin të vështira dhe shumë thanë se llogaritë e tyre ofruan një forum për t’u shprehur pozitivisht. Ata deklaruan gjithashtu ishin në gjendje të krijojnë dhe mbajnë marrëdhënie online.

Rrjeti social që rezultoi të kishte efekte më negative ishte “Instagram”, i ndjekur nga “Snapchat”, “Facebook” dhe “Twitter”. Një preja autorëve të raportit tha se një prej efekteve negative të “Instagramit” lind nga fakti që vajzat krahasohen me imazhet jo reale, dhe të manipuluara.

Duke qenë se “Instagram” është një platformë e fokusuar tërësisht mbi imazhin, shpesh herë llogaritë ku postohen foto tinesi, udhëtime ekzotike, apo ku çiftet shfaqem përsosmërisht të lumtur, kjo nuk përputhet me jetët e tyre të përditshme.

E gjitha kjo shkakton ndjenja si ankth, depresion, privim nga gjumi, ngjall stigmë personale sa i takon imazhit sidomos te të rinjtë.

Hulumtimi ka përfshirë afro 1,500 persona të moshës 14-24 vjeç në Britaninë e Madhe.

Flash Lajme