Aktiviteti për iPhone 11 po planifikohet të transmetohet në “YouTube” nga “Apple”.

Për herë të parë kompania e njohur pritet të transmetojë një aktivitet të tillë në platformën e videove për të zgjeruar masë numrin e njerëzve që do ta ndjekin aktivitetin.

Kujtojmë që “Apple” transmetoi vitin e shkuar aktivitetin e prezantimit të iPhone në “Twitter”.

.Përdoruesit e Windows 10-ës mund ta ndiqnin që prej 2015-ës dhe kjo falë shfletuesit Microsoft Edge.

Më parë aktivitetet e “Apple” kufizoheshin në transmetime vetëm në Safari dhe Edge në desktop por vitin e kaluar Apple e hapi edhe për Chrome dhe Firefox që prej Konferencës WWDC të Qershorit.

Tri modele të reja të iPhone do të prezantohen ditën e martë, ku do të zbulohen më në fund detajet. Kujtojmë që aktiviteti nis në 18:00 (me orën tonë lokale).

Flash Lajme