Sot rreth orës 19:00 “Apple” do t’i zbulojë botës modelet e reja të iPhone.

Mësohet se kompania do të prezantojë sot tri smartfonë të rinj.

iPhone 11 do të zëvendësojë iPhone XR, ndërsa iPhone 11 Pro dhe 11 Pro Max do të zëvendësojnë iPhone XS dhe XS Max.

Risitë janë të shumta, mes të tjerave është sektori fotografik që zgjerohet me një “sy” të tretë për modelet Pro, me kënd të gjerë. Rritet gjithashtu edhe ekrani Led (në raport me paraardhësin iPhone XR), tanimë nuk do të ketë një por dy sensorë fotografikë.

Anulohet 3D Touch në favor të prekjes “haptic” (në iPhone-t XR). Te trija modelet mbështeten në fuqinë e procesorit A13 të “Apple”.

Përditësime pritet të ketë edhe sa i takon orës inteligjente “Apple Watch” që do të vijë me një version prej titaniumi.

Ndërkaq pritet të lançohen edhe iOS 13, iPadOS 13, tvOS 13 dhe macOS Catalina dhe watchOS 6. Nuk dihet nëse në aktivitetin e sotëm do të prezantohen edhe MacBook të rinj.

Klikoni këtu për ta ndjekur live në “YouTube” ceremoninë

Flash Lajme