WhatsApp thotë se funksionin punon siç duhet dhe përmbajtjet hiqen nga biseda e WhatsApp të të dy palëve të përfshira. Kompania thotë se nëse një përdorues i ruan imazhet në camera roll, ato janë jashtë shtrirjes së parashikuar të funksionit.

WhatsApp është gjendur mes dy zjarresh për një keqfunksionim të funksionit “delete for everyone”.

Problemi është se kur marrësi i një mesazhi që keni dërguar ka në përdorim një iPhone dhe ai ka zgjedhur ti ruaje përmbajtjet media që keni dërguar në direktorinë camera roll në iPhone, WhatsApp nuk mund të ndërhyjë në sigurinë e iOS për ti fshirë ato.

Dhe ndërsa dërguesi mund të mendojë se imazhet janë fshirë, në të vërtetë jo. Imagjinoni për fotot dhe videot që mund të jenë dërguar gabimisht tek një person tjetër apo grup.

WhatsApp aplikon një limit kohor për opsionin por kjo nuk ndikon mbi vetë problemin sepse çdo gjë varet nga nivelet e sigurisë implementuar nga Apple që pengojnë aksesin në galerinë e një pajisjeje.

Android nuk ofron nivele të tilla dhe “delete for everyone” funksionon pa asnjë problem. Hulumtuesi i sigurisë Shitesh Sachan ka ngritur problemin duke publikuar gjetjet e tij në The Hacker News.

WhatsApp thotë se funksionin punon siç duhet dhe përmbajtjet hiqen nga biseda e WhatsApp të të dy palëve të përfshira. Kompania thotë se nëse një përdorues i ruan imazhet në camera roll, ato janë jashtë shtrirjes së parashikuar të funksionit.

Normalisht nuk ka një mbrojtje ideale të komunikimit sot. Përmbajtjet media mund të ruhen edhe si screenshot. Nga ana tjetër pritet që WhatsApp të paraqesë një farë paralajmërimi për rastin e iPhone. /PCWorld.al/

Flash Lajme