Nëse po mendoni të fshihni disa persona nga lista e atyre që ndiqni, “Instagram” mund t’ju japë një dorë.

Studiuesja Jane Manchung Wong përmes një postimi në “Twitter” zbulon se “Instagram” po teston një veçori të re që do të ndihmojë që përdoruesit të kenë më të lehtë të zgjedhin kë të mos ndjekin.

Platforma bazohet në bashkëveprimet që keni ju me disa nga llogaritë përgjatë 90 viteve të fundit, duke ju sugjeruar ato që ndoshta duhet t’i fshini.

Burimi i Instagram-it aktualisht bazohet në një algoritëm ku tregon llogaritë që ndërveproni më shpesh. Merret e mirëqenë se llogaritë që ju ndiqni dhe pëlqeni më së shumti të jenë ato që doni t’i keni në listë.

Flash Lajme