Konceptet vizuele të serisë së ardhshme Samsung Galaxy S11 tashmë kanë filluar të shfaqen.
Secila prej pajisjeve tregoi një model xhami të lakuar, një modul të ri kamerash në pjesën e prapme të pajisjes dhe një prizë të kufjeve jo-ekzistente apo të hequr.


Këto janë vetëm thashetheme, megjithatë një rrjedhë tjetër e re mund të konfirmojë dizajnin e ri, transmeton Telegrafi.
Slashleaks kohët e fundit ka postuar disa imazhe që përfshijnë Samsung Galaxy S11e dhe Galaxy s11 të rregullt.
Mbështjellësit e ekranit për pajisjet e ardhshme, na tregojnë gjithçka që kemi parë deri tani.
Shohim të njëjtin modul kamerash, të njëjtin vendosje dhe të njëjtin numër senzorësh që kemi parë në rrjedhjet e mëparshme.

Flash Lajme