Ndërmarrja gjermane e makinave BMW dhe partneri i saj kinez, Great Wall Motor, kanë njoftuar ndërtimin e një fabrike të re në Kinë, me një kapacitet prej 160,000 veturash në vit.


Fabrika, në të cilën do të investohen 650 milionë euro, do të prodhojë markën elektrike të BMW-së, MINI dhe modelet Great Wall, sipas Reuters, duke shtuar se uzina duhet të ndërtohet deri në vitin 2022.
Selia e ndërmarrjeve të përbashkëta, e quajtur Spotlight Automotive, do të jetë në Zhangjiang, afër Shangait, dhe do të punësojë 3,000 punëtorë.
Në fillim të këtij muaji, Great Wall mori një “dritë jeshile” nga rregullatorët për të ndërtuar një fabrikë të re, transmeton lajmi.net.
Great Wall është prodhuesi më i madh i Kinës për SUV dhe kamionçina, dhe gjithashtu prodhon modelin Ora, një markë e përballueshme e automjeteve elektrike.
Prodhuesit dhe furnizuesit e makinave po përpiqen gjithnjë e më shumë të plotësojnë kuotat e makinave më pak ndotëse në Kinë.
Këto rregulla kërkojnë që automjetet elektrike dhe hibride të përbëjnë një të pestën e shitjeve totale deri në vitin 2025.

Flash Lajme