Aktualisht Duolingo renditet si aplikacioni edukativ më i shkarkuar në botë. Në fakt është hera e gjashtë të Google investon në Duolingo.

Aplikacioni i mësimit të gjuhëve të huaja Duolingo u bë unikorni i radhës me vlerë prej 1.5 miliardë dollarësh pas një investimi prej 30 milionë dollarësh nga kush tjetër veç Google.

Kompania ofron leksione falas të mësimit të gjuhëve në iOS, Android dhe ueb por rritja e kompanisë ka ardhur nga shërbimi premium Duolingo Plus i cili eliminon reklamat dhe u jep përdoruesve akses offline në leksione.

Aktualisht Duolingo renditet si aplikacioni edukativ më i shkarkuar në botë. Në fakt është hera e gjashtë të Google investon në Duolingo përmes fondit CapitalG i cili ka investuar edhe në Airbnb, Glassdoor dhe Lyft.

Një prej avantazheve më të mëdha të startupit është pozicionimi i tij larg Luginës së Silikonit beson CEO the bashkëthemeluesi Luis Von Ahn sepse vetëm kështu ka arritur të rekrutojë talentet më të mira. /PCWorld.al/

Flash Lajme