Përdorimi i teknologjisë së njohjes së fytyrës në hapësirat publike duket se do të ndalohet nga Komisioni Evropian.

Parashikohej që përmes teknologjisë kamerat CCTV të kontrollonin fytyrat në mjediset publike dhe t’i krahasonin në kohë reale me të kërkuarit nga policia.

Megjithatë projekti duket se nuk po gjen mbështetjen e KE-së, që ka një plan 18-faqësh për ta ndaluar përdorimin e teknologjisë.

Si argument përmendet privatësia e qytetarëve dhe mbrojtja e të drejtave të përdoruesve. Megjithatë nga ndalimi pritet të ketë edhe përjashtime, që lidhen më së shumti me projekte sigurie, kërkimore, apo zhvillimore.

Kujtojmë që nisma në fjalë ngjalli një debat në publik. Ata që kundërshtojnë përdorimin e teknologjisë janë avokatë të privatësisë, dhe shprehen se teknologjia ka problematika, pasaktësi, dhe prek të drejtat e individëve.

Vlen për t’u evidentuar një studim i kryer në SHBA, që sugjeron se algoritmet e teknologjisë së njohjes së fytyrës janë pak të sakta në identifikimin e njerëzve me ngjyrë apo aziatikë, në raport me evropianët.

Flash Lajme

Më të lexuarat