Droni i parë spiun, i quajtur “Global Hawks” është marrë në dorëzim nga NATO.

Një dron i vetëm mund të shikojë një territor me madhësinë e Polonisë, dhe ky mjet pritet ta ndihmojë aleancën që të identifikojë kërcënimet potenciale ndaj vendeve anëtare.

Vlen për t’u theksuar fakti që këto janë të parat drone të aleancës që do të veprojnë pa një ekuipazh brenda tij.

Global Hawks me bazë në Siçili, mund të udhëtojë përreth gjysmës botës me vetëm një furnizim karburanti dhe mund të qëndrojë në ajër rreth 30 orë duke mbikëqyrur. Droni mund të përshkojë 10.000 milje dhe të fluturojë në një lartësi prej rreth 18 km.

Mbikëqyrja sigurohet përmes radarit dhe sensorit që fotografojnë territorin mbi të cilin kalon droni, dhe informacioni i dërgohet ekipit të stacionit në tokë, për t’u analizuar.

“Inteligjenca, mbikëqyrja, zbulimi dhe të kuptuarit se çfarë ndodh në afërsi të kufijeve”, u konsideruan si prioritet nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg. Ky i fundit solli në vëmendje rastin Krimesë që u aneksua nga Rusia në mënyrë të paligjshme përmes ushtrisë.

“Nëse do i kishim këto drone në vitin 2014, atëherë do ta kuptonim më mirë se çfarë po ndodhte në Krime”, shprehet kreu i NATO-s në një intervistë për BBC.

Flash Lajme

Më të lexuarat