Portali i njohur evropian për shitjen e makinave të përdorura Autoscout ka nxjerrë statistikat se në cilin vend të BE-së ka pasur më tepër shitje, përcjell INA.

Sipas të dhënave, Italia është vendi ku janë shitur më së shumti makinat e përdorura, për shkak të cmimeve më të lira. Cmimet më të larta janë në Francë. Cmimi mesatar i një makine të përdorur në Itali është 14.446 euro, në Holandë 15.654 euro, më pas vjen Belgjika, Spanja, Austria dhe Gjermania, ku cmimi mesatar i makinave të përdorura është 18.377 euro. Franca shkon me cmim mesatar 22.995 euro. Marka e makinave më të shitura është Fiat Panda në Itali dhe se me këtë makinë është bërë një bum i vërtetë në tregun e makinave të përdorura. (INA)

Flash Lajme

Më të lexuarat