Përdorimi i një iPhoni ose Androidi të vjetër mund t’ju rrezikojë. Ekspertët më të mirë kibernetikë i bëjnë thirrje kujtdo që ka modele të vjetra që të përdorin pajisje të reja, më të sigurta.

“Softueri dhe pajisjet e pa mbështetura janë tepër të rrezikshme për konsumatorët pasi nuk ka mbrojtje nga hakerat në internet,” tha Brian Higgins, specialist i sigurisë në Comparitech.com.

Përdoruesit nuk mund të shkarkojnë program antivirus për t’u mbrojtur kundër tyre pasi celularëve të vjetër nuk ju përditësohet softueri. Fotografitë, rrjetet sociale, kontaktet dhe detajet bankare janë vetëm disa nga të dhënat që kriminelët mund t’i përdorin për të fituar para, dhe mbajtja e të gjitha atyre detajeve personale në telefonat e vjetër.

Është tronditëse se sa shpejt telefonat mund të vjetrohen për sa i përket azhornimeve të sigurisë. IPhone 6 dhe çdo model i vjetër nuk mund të përditësohet. Situata është edhe më e keqe për telefonat Android, shumë prej të cilëve ndalojnë përditësimet pas vetëm dy ose tre vjet. Në disa raste, telefonat Android madje janë shkëputur nga përditësimet pas një viti ose më pak.

Flash Lajme

Më të lexuarat