Facebook mbase ka paralajmëruar investitorët se të ardhurat janë në rënie por dominimi i kompanisë në hapësirën e rrjeteve sociale është larg nga rënia.

Një prej arsyeve për ngadalësimin e rritjes së të ardhurave në muajt në vijim është suksesi i formatit të historive që Facebook e mori nga Snapchat.

Ky i fundit ka qëndruar në vend që nga 2017 me luhatje të vogla pozitive dhe negative në numrin e përdoruesve.

Prezantuar në Gusht të 2016-ës në Instagram, formati inspirohej nga dizajni fundamental i Snapchat dhe gradualisht është inkorporuar edhe tek shërbimet e tjera.

Sot Instagram Stories, WhatsApp Status dhe Facebook Stories kanë kaluar të gjithë Snapchat për nga numri i përdoruesve aktivë në ditë.

Po zhvendosja e vëmendjes së përdoruesve nga kohështrirja tek formati i ri është një sfidë më vete për Facebook i cili ende nuk është i qartë për mënyrën e monetizimit dhe sa efekti do të jetë.

“Një prej sfidave që reklamuesit kanë është të qëndrojnë me hapin e konsumatorëve,” thoshte COO i Facebook Sheryl Sandberg javën e kaluar.

“Nëse shikoni historikun tonë, njerëzit kanë kaluar tek platformat mobile përpara se reklamuesit ta bënin.

Një prej sukseseve që kemi pasur është sepse e kemi bërë të lehtë për reklamuesit të hyjnë tashmë tek kjo hapësirë e re mobile. Dhe ashtu siç e bëmë me këtë të fundit tashmë jemi të fokusuar tek historitë.” /PCWorld Albanian

Flash Lajme