Edhe 3 ditë na ndajnë nga ardhja e ditës së të dashuruarve dhe motori gjigand i kërkimit “Google” ka zbuluar se cilat janë disa nga pyetjet më të kërkuara gjatë këtyre ditëve.

“Google” zbuloi se disa ndër gjërat kryesore që njerëzit kërkonin dhe donin të dinin ishin dhuratat, këshilla si të shprehnin ndjenjat e tyre.

Gjithashtu gjigandi i kërkimit bëri të ditur se një nga pyetjet më të kërkuara ishte: Cilat janë pesë gjuhët e dashurisë?

Për këtë, pjesa më e madhe i janë referuar librit të Gary Chapman që flet për mënyrën si të dashuruarit shprehin ndjenjat në pesë mënyra të ndryshme duke përfshirë dhënien/pranimin e dhuratave, kohën e cilësisë, fjalët e afirmimit, veprimet dhe prekjen fizike.