Videot vazhdojnë të qëndrojnë në majë të përmbajtjeve që gjenerojnë angazhimin më të lartë në postimet e “Facebook”-ut.

Videot gjithashtu sjellin më shumë shpërndarje në raport me çdo format tjetër sipas kompanisë analitike të medias sociale NewsWhip.

Në mesin e 10 mijë postimeve të “Facebook” me angazhimin më të lartë, videot dhe fotot gjeneruan 114,000 ndërveprime si pëlqime, komente dhe shpërndare.

Ndërkaq më poshtë në listë qëndrojnë “Videot Live”-t. Një postim i zakonshëm i një video Live ose linku nuk grumbullon më shumë se 100 mijë ndërveprime.

“NewsWhip” raporton se në tërësi angazhimi në rrjetin social është rritur në raport me një vit më parë. Faqet më të suksesshme në angazhim kanë qenë ato që publikojnë meme, faqet komunitare, ose ato që japin këshilla gatimi dhe ushtrime fizike.

Sa i takon mediave, Fox News ka qenë publikuesi me angazhimin më të lartë, i ndjekur nga CNN.

Flash Lajme