Një padi e pazakontë është bërë në një gjykatë të Nju-Jorkut. Një 18-vjeçar paditi kompaninë “Apple” duke i kërkuar 1 miliard dollarë dëmshpërblim, pasi ishte arrestuar në mënyrë të padrejtë.

Dikush tjetër kishte kryer vjedhje duke përdor një ID të vjedhur me emrin, adresën dhe informacionet personale të adoleshentit. Sipas tij problemi qëndron në faktin që teknologjia e “Apple” për njohjen e fytyrës nuk ka funksionuar si duhet.

Për pasojë adoleshenti i quajtur Ousmane Bah u prangos nga policia për disa vjedhje në dyqanet e “Apple” në Nju Xhersi, Delauer, Boston dhe Manhatan.

Personi që kishte kryer vjedhjet përdori faktin që ID-ja e Ousmane nuk kishte foto. Në padi thuhet se “Apple” e ka programuar sistemin e njohjes së fytyrës në mënyrë të atillë që të ndërlidhë fytyrën e Bah me atë të hajdutit.

Nga ana tjetër kompania pretendon se nuk përdor teknologjinë e njohjes së fytyrës në dyqane. Ishte një detektiv që pasi ekzaminoi pamjet e “Apple” pas arrestimit të Bah doli në përfundimin se fytyra e tij nuk përputhej me atë të hajdutit. Bëhej fjalë për vjedhje të sendeve me vlerë që kapnin shifrën 1,200 dollarë.

Flash Lajme