Telefonat i përdorim çdo ditë, dhe jemi jo pak të varur prej tyre, ndërsa shpesh frikësohemi se mund të jenë shkaktarë të kancerit.

Lidhur me këtë shqetësimin janë kryer studime të reja, dhe shkencëtarët na sigurojnë se ende nuk ka evidenca shkencore të forta që këto pajisje shkaktojnë dëme të tilla.

Rrezatimi elektromagnetik i emetuar nga telefonat ka “fuqi të ulët” dhe “nuk dëmton qelizat”, bën me dije një ekip studimi për seksionin e BBC, “Trudh or Scare”. Studimi mbështetet te eksperimentet e kryera te minjtë, të cilët janë ekspozuar ndaj niveleve të larta të rrezatimit.

Profesor Malcolm Sperrin, drejtor i Fizikës Mjekësore në spitalin e Universitetit të Oksfordit, shpjegoi se: “Nuk ka prova për të na sugjeruar se duhet të shqetësohemi”.

Telefonat emetojnë valë të radiofrekuencës në formën e rrezatimit elektromagnetik nga antenat e tyre, pohon Instituti Kombëtar për Kancerin.

Ndërsa në telefonat e parë antenat qëndronin në krye të telefonit, tanimë ato integrohen brenda strukturës së tij. Koka është zakonisht pjesa e trupit që ka potencialin për të thithur  nga energjia e mjetit.  Për këtë arsye njerëz të ndryshëm shqetësohen shpesh se ky rrezatim mund të dëmtojë ADN-në tonë, duke na çuar drejt kancerit.

Megjithatë, duke folur për programin e BBC, studiuesja Dr. Yolanda Ohene, nga University College London, tha: “Në njërën pjesë të spektrit ekziston rrezatimi jonizues, i cili ka energji shumë e lartë, valë të frekuencave të larta”. Por ajo shtoi se: “Rrezatimi jo jonizues, që gjendet te pajisjet shtëpiake, përfshirë telefonat, emeton valë me frekuencë të ulët që nuk dëmton qelizat”.

Flash Lajme