Whatsapp është duke punuar për një përditësim që mund t’u heqë përdoruesve mundësinë e screenshot në biseda private. Aktualisht po testohet edhe opsioni i përfshirjes së shenjës së gishtave për të hyrë në biseda.

Këto dy veçori bëhen me dije nga blogu WABetaInfo. Sipas këtij blogu, do të kërkohet skanimi i gjurmëve të gishtave për të hapur Whatsapp dhe screenshotet e bisedës do të jenë të bllokuara.

“Nuk e dimë përse Whatsapp ka vendosur të ndalojë screenshotet kur gjurmët e gishtave janë të aktivizuara dhe nuk e dimë nëse përdoruesit e pëlqejnë idenë”, shkruan WABetaInfo.

Nëse këto dy veçori do të vendoset që të aplikohen, do të jenë në dispozicion në versionet e ardhshme të Whatsapp për sistemin operativ Android. Aktualisht nuk ka asnjë informacion se kur këto përditësime do të jenë në funksionim për përdoruesit e Android, aq më pak atyre të iPhone.

Flash Lajme