Kompania “Facebook” njoftoi se ka fshirë 265 llogari, faqe dhe grupe të lidhura me një kompani me bazë në Izrael.

Sipas njoftimit, llogaritë janë fshirë nga platforma e “Facebook”-ut dhe “Instagramit”.

Arsyeja e kësaj mase, sipas “Facebook”-ut, është se këto llogari kanë pasur, siç është thënë “sjellje joautentike”.

Ato, kanë shënjestruar përdoruesit në Amerikën Latine, Azinë Jugore dhe Afrikë.

Kjo masë e “Facebook”-ut është pjesë e përpjekjeve të kompanisë për adresimit e shqetësimeve, lidhur me privatësinë dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale.

“Në këtë rast u përdorën llogari të rreme për të drejtuar faqet, përmbajtjen e tyre dhe në mënyrë artificiale të rrisin ndërveprimin”, thuhet në njoftimin e kompanisë “Facebook”.

Flash Lajme