Nisma e Stejt Departmentit të SHBA-së, e quajtur Risi Globale përmes Shkencës dhe Teknologjisë (GIST), së bashku me partnerin implementues VentureWell, organizuan Startup program trajnues për shkencë dhe teknologji për sipërmarrës nga 12 shtete të Evropës Lindore dhe Ballkanit.

Trajnimi, që u mbajt prej 13 deri më 16 maj në Shkup, Maqedonia e Veriut, grumbulloi në një vend 46 sipërmarrës të rinj dhe inovativ nga Shqipëria, Armenia, Azerbajxhani, Bjellorusia, Bosnja dhe Hercegovina, Gjeorgjia, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Serbia, dhe Ukraina për të përforcuar aftësitë e tyre dhe për të krijuar mjete për zhvillimin e modeleve të tyre të biznesit, si dhe për të rritur sipërmarrjet e tyre.

Pjesëmarrësit kaluan katër ditë duke artikuluar idetë afariste, duke perfeksionuar prezantimet, dhe duke paraqitur risitë e tyre gjatë një Dite për demonstrim para udhëheqësve të bizneseve, investitorëve, dhe politikëbërësve nga i gjithë rajoni. Dita për demonstrim ishte mundësi për komunitetin e sipermarrësve në Maqedoninë e Veriut të demonstrojë mbështetje për këta novatorë të cilët kanë besimin të ndërmarrin rreziqet e nevojshme për të bërë realitet idetë e tyre.

Në fjalimin e saj në seancën përmbyllëse, ushtruesja e detyrës zëvendës ambasadore e Shteteve të Bashkuara, Laura Brown theksoi që Nisma GIST, dhe Samiti Global për Sipërmarrësi që do të mbahet në qershor të këtij viti në Hagë, demonstron përkushtimin e Shteteve të Bashkuara ndaj sipërmarrjes dhe inovacionit, duke ofruar një rrugë për të nxjerrë në pah sipërmarrësit aktual dhe të ardhëshmit. “Samiti Global për Sipërmarrësi është shndërruar në një mbledhi të rëndësishme vjetore të sipërmarrësve, inovatorëve, investitorëve, dhe udhëheqësve nga e gjithë bota. Është një ngjarje unike që kombinon një treg inovacionesh dhe forum politikash ku qeveritë, sektori privat, dhe një rrjet i fuqishëm partnerësh shndërrojnë sfidat në mundësi afariste në mbarë botën,” the Brown.

Flash Lajme