Adresat e email-it dhe numrat e telefonit të miliona personaliteteve dhe njerëzve me ndikim në “Instagram” raportohet të jenë ekspozuar.

Mësohet se të dhënat ruheshin në një databazë të pambrojtur online dhe përmbanin rekordet e disa prej përdoruesve më të famshëm të “Instagram”.

Plot 49 milionë rekorde të njerëzve të famshëm, mes të cilëve shumë bloger, ndodheshin në databazën që thuhet është krijuar nga një firmë e quajtur Chtrbox nga India.

TechCruch tha se databaza është tërhequr menjëherë pasi kishte kontaktuar me Chtrbox. Mes informacioneve ishte numri i ndjekësve, vendndodhja e tyre, si dhe se mund të kushtonte një reklamë apo postim i sponsorizuar te këta persona.

“Instagram” thotë se ka komunikuar me Chtrbox për të mësuar se nga kanë ardhur këto të dhëna dhe si janë bërë publike.

Flash Lajme