Në uebfaqen amerikane “Bring a Trailer”, e cila mundëson vendosjen e veturave në ankand online, së fundmi është shitur modeli legjendar i Mercedesit, 300 SL Gullwing.

Ky Mercedes me dizajn të jashtëm me ngjyrë gri shpërfaq elegancën, fuqinë përformuese dhe ruajtjen që i është bërë përgjatë tërë këtyre viteve, transmeton lajmi.net.

Vetura ka një kapacitet prej 215 kuajfuqish, duke ia mundësuar të arrijë shpejtësinë maksimale deri në 260 kilometra në orë.

Gjithashtu, 300 SL-së i janë restauruar shumë pjesë. Pavarësisht vjetërsisë, ai ka të kaluara vetëm 55 mijë km.

Vetura i përket vitit 1956.

Flash Lajme