Nëse rrini ulur më shumë se tetë orë në ditë, mund të dukeni tetë vjet më të vjetër. Vetmia dhe mungesa e miqve ju bëjnë po ashtu të dukeni më të vjetër dhe të keni probleme të tjera shëndetësore.

Duket e çuditshme, por është e vërtetë. Më poshtë dardania.com do ju tregojë gjërat e përditshme që ne bëjmë, të cilat na bëjnë të dukemi më të vjetër në moshë.

Qëndrimi mbi 8 orë ulur

Njerëzit që qëndrojnë pjesën më të madhe të ditës ulur dhe nuk bëjnë stërvitje janë biologjikisht 8 vjet më të vjetër sesa mosha e tyre aktuale. Kjo është vërtetuar shkencërisht, pas një studimi që u është bërë 1500 grave.

Studiuesit rekomandojnë të bëni të paktën 30 minuta ushtrime në ditë dhe të bëni pushim nga ulja çdo 30 minuta.

Mbajtja shpesh e vathëve të rëndë

Vathët e rënda vendosin shumë peshë në një zonë delikate të veshëve. Kjo shkakton një humbje të formës së veshit, ku lëkura varet dhe humb elasticitetin. Mund të duket e parëndësishme, por veshët janë një pjesë shumë e dukshme e trupit tonë. Kur ata nuk duken estetikë, ju dukeni më të vjetër.

Konsumoni vetëm mish të kuq

Një studim ka treguar se ngrënia e mishit të kuq shpesh dhe konsumi i pak frutave dhe perimeve, rrisin moshën biologjike të një personi. Kjo dietë rrit nivelin e një elementi në gjak i cili quhet fosfat serum. Për më tepër, mund të shkaktojë sëmundje kronike të veshkave poshtë vijës. Mënyra më e mirë për të shmangur rezultatet negative është të ekuilibroni dietën tuaj dhe të mos përjashtoni llojet e tjera të ushqimeve, veçanërisht frutat dhe perimet.

Nuk keni shokë të ngushtë

Neglizhimi i miqve dhe rrjeteve sociale mund të çojë në probleme shëndetësore dhe plakje më të shpejtë. Studimet kanë treguar se vetmia është një faktor që rrit mundësinë e vdekjes. Efektet e ndjenjës së vetmisë krahasohen me atë të pirjes së duhanit.  Një efekt i tillë mund të shihet tek njerëzit që nuk kanë miq, nuk dalin, ose e bëjnë atë më pak se personi mesatar.

Ndryshoni shpesh dietën

Që të qëndroni të shëndetshëm dhe në formë, duhet t’i përmbaheni një diete të caktuar ushqimore. Kur dietat i ndryshoni shpesh, trupi nuk ka kohë të përshtatet dhe dëmtohet. Kjo sjell dhe një gjendje të vazhdueshme stresi tek ju. Për fat të keq, stresi e plak njeriun shpejt.

Pini rregullisht nga shishja e ujit

Pirja e ujit në shishe është një zakon i përditshëm për shumë nga ju. Por ju duhet të hiqni dorë nga ky zakon, sepse duke pirë ujë me shishe, në pjesën e buzëve tuaja formohen rrudha. Dhe siç e dini, rrudhat tregojnë plakje.

Nuk bëni dush pas palestre

Nuk ka të bëjë vetëm me higjienën, por djersitja pas palestre irriton lëkurën tuaj, e cila mund të çojë në dëmtimin e saj dhe në plakjen e saj. Kjo është arsyeja pse gjithmonë duhet të bëni dush pas palestre. Nëse nuk keni kohë, të paktën lani vetëm fytyrën./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat