Ju ka zënë ndonjëherë paniku, kur keni kuptuar që nuk kishit celularin me vete? Juve ndoshta jo, por shumicës së njerëzve u ndodh, dhe tashmë është bërë kaq e zakonshme, saqë nuk jetojnë dot pa celular.

Celularët na plotësojnë shumë nevoja se komunikimi, argëtimi, informacione dhe plot gjëra të tjera, por nëse nuk e përdorni me normë, ju krijoni varësi ndaj tij.

Dardania.com do ju tregojë më poshtë shenjat më të dukshme, që tregojnë se jeni të varuar nga celulari. Jo vetëm kaq, por dhe mënyrën sesi mund të kontrolloni kohën e përdorimit!

Tërheqje nga të tjerët kur nuk keni telefonin në dorë, apo nuk keni internet

Ajo që ju bën të kuptoni nëse një njeri është i varur nga celulari, është tërheqja e tij nuk nuk ka internet apo s’ka telefon në dorë. Kjo mund të shfaqet në formën e zemërimit, depresionit, nervozizmit apo tensionit.

Humbja e sensit të kohës

Një tjetër karakteristikë e atyre që janë të varur nga celularët, është se ata kalojnë një kohë të gjatë në të, por pa e kuptuar sesa kohë ka kaluar.

Përdorimi i celularit ndikon në jetën shoqërore

Një tipar përcaktues i atyre që kanë një varësi psikologjike nga celulari i tyre celularë është se ata lejojnë përdorimin e tij duke ndikuar në jetën e tjetrit. Për shembull, nëse jeni të varuar nga telefoni, ju dërgoni meazhe, ndërkohë që po pini një kafe me mikun tuaj.

Nevoja e përdorimit të celularit njësoj si nevoja për dogë

Varësia nga celulari është njësoj si varësia ndaj drogës. Kjo do të thotë që e përdorni telefonin tuaj si ndërmjetës kur jeni të mërzitur, të lodhur, të trishtuar, apo në ndonjë gjendje tjetër negative.

Si mund të largoni varësin ndaj celularit? Dardania.com ju sjell më poshtë disa këshilla!

  • Mos e merrni telefonon në shtrat. Përdorni më mirë alarm normal.
  • Fikeni ose bëni silent njoftimet, për të ulur përdorimin.
  • Fshini aplikacionet si Facebook, Instagram, Snapchat. Nëse keni nevojë për t’i kontrolluar, hapini nga kompjuteri.
  • Vendosne telefonin në “airoplane mode” për të ulur përdorimin.
  • Mbajeni telefonin larg vetes, për të shmangur tundimin e përdorimit.
  • Fikni e-mailet nëse nuk keni nevojë për to.
  • Vendosni orar se kur do ta përdorni celularin tuaj./dardania.com

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All