Nëse më parë njerëzit ankoheshin se kishin shumë punë për të bërë, dhe nuk kishin aspak kohë, tashmë karantimini i ka bërë ata të thonë se nuk asgjë se më çfarë të merrën.

E gjendur vetëm para Fcebook-ut dhe Instragram-it, gjithçka duket kaq e mërzitshme, por egziston një mundësi që të eksploroni diçka ndryshe.

Fare thjeshtë, ju mund të vizitoni 12  nga muzeumet më të famshme të botës.

Google Arts dhe Kulturë në bashkëpunim me 500 muzeume dhe galeri arti në botë ka ndërtuar ture virtuale dhe ekspozita online të disa prej galerive dhe muzeumeve më të famshme të botës, përfshi këto më poshtë.

Muzeumi Britanik, Londër

Është një muze ikonë, i ndodhur në zemër të Londrës. Ju mund të vizitoni online mumjet egjiptiane dhe rrasat me shkrimin më të vjetër në botë të quajtura Rosetta Stone.

Muzeumi Guggenheim, Neë York

Përmes Google Street View mund të shihni shkallët e famshme spirale të Guggenheimit. Nga aty mund të zbuloni disa nga veprat më të famshme të impresionizmit, post-impresionizmit, periudhës moderne dhe bashkëkohore.

Galeria Kombëtare e Arteve, Washington, D.C.

Nga muzeu i famshëm i arteve në kryeqytetin amerikan mund të shihni online dy shfaqje, një të artistëve të viteve 1740-1895, dhe veshjet e periudhës koloniale dhe revolucionare; si dhe  punët e piktorit hollandez Johannes Vermeer.

Muzeu i d’Orsay, Paris

Mund të ecësh virtualisht në galeritë e famshme të piktorëve francezë të periudhës 1848 dhe 1914 dhe mund të shihni disa nga kryeveprat e Monet, Cézanne, dhe Gauguin.

Muzeumi Kombëtar i Artit Modern, Seul

Një nga muzeumet më të famshme të Koresë. Mund të shikoni të gjithë artin bashkëkohorë nga Korea dhe nga e gjithë bota.

Muzeumi Pergamon, Berlin

Është një nga muzeumet historikë më të mëdhenj të Gjermanisë. Muzeumi ka shumë artifakte antike përfshi Portën Ishtare të Babilonisë dhe Altarin e Pergamonit.

Muzeumi Rijksmuseum, Amsterdam

Muzeumi ka kryeveprat e artit të artistëve me te mëdhenj hollandezë, përfshi  Vermeer and Rembrandt.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All