Fëmijëria është një nga periudhat më kritike në jetën e njeriut. Pikërisht në këtë kohë, ushqyerja luan një rol thelbësor për shëndetin e njeriut në të ardhmen.

Në moshë të re, truri është tërësisht në varësi të ushqimeve.

Një prej ushqyesve më të rëndësishëm janë acidet yndyrore omega-3.

Këto acide kanë një ndikim të jashtëzakonshëm jo vetëm në humorin dhe gjendjen shpirtërore të fëmijës por edhe performancës në shkollë.

Vaji i Peshkut dhe Acidet Yndyrore Omega-3?

Acidet yndyrore janë përbërës të imët molekularë që gjenden në të gjitha yndyrnat.

Megjithatë, lloji dhe struktura e tyre varion nga ushqimet.

Omega-3 është një lloj acidi yndyror që gjendet tek peshku dhe disa fara.

Po ashtu Omega 3 merret edhe nga vaji i peshkut që gjendet në farmaci.

Vlerat shëndetësore të këtij lloji të acidit yndyror janë të mëdha.

Ndër të tjera veçohet aftësia për të përmirësuar shëndetin mendor të fëmijës.

Trupi i njeriut nuk e prodhon dot këtë acid yndyror dhe e merr atë vetëm nëpërmjet ushqimit.

Acidet yndyrore kanë tre burime të ndryshme: bimore, ujore dhe shtazore.

Trupi arrin të përpunojë siç duhet vetëm acidin yndyror me bazë ujore, pra nga peshqit dhe më pak nga bimët.

Përse Është i Rëndësishëm Omega-3 Për Trurin?

Acidi yndyror Omega-3 është thelbësor për rritjen normale të trurit, veçanërisht në periudha kritike siç është fëmijëria.

Ky acid ndihmon në rritjen e neuroneve dhe formon lidhje të forta të tyre në tru.

Omega-3 mbështet edhe sistemin kardiovaskular, tretës dhe endocrinal.

Studimet shkencore konfirmojnë se suplementet e vajit të peshkut (një burim i shkëlqyer i Omega-3) përmirëson ndjeshëm aftësitë mendore të fëmijëve.

Në vetëm tre muaj nga marrja e suplementëve të vajit të peshkut, fëmijët janë në gjendje të mesojnë, lexojnë dhe shkruajnë më mirë.

Ky acid yndyror ndihmon edhe fëmijët që vuajnë nga mungesa e vëmendjes.

Sipas studimeve, acidi yndyror Omega-3 përmirëson aftësitë sociale dhe emocionale të fëmijëve.

Shkencëtarët thonë se është shumë e rëndësishme që një grua shtatzënë të marrë mjaftueshëm acide yndyrore që të ndihmojë arkitekturën e trurit të fetusit.

Shpesh keni dëgjuar që vaji i peshkut nuk rekomandohet të merret gjatë muajve të ngrohtë.

Thuhet se kjo është e pavërtetë, e mbetur nga koha kur vaji i peshkut nuk ruhej në freski.

Vaji i peshkut nëse nuk ruhet siç duhet oksidohet.

Këshillohet të bëni kujdes të mos e konsumoni nëse vëreni se vaji i peshkut në suplementet që blini në farmaci ka shkrirë.

Por nëse ai ruhet në kushte të përshtatshme në frigorifer, Organizatat e Shëndetit e rekomandon atë të merret edhe gjatë muajve të ngrohtë, mbase në sasi pak më të reduktuara.

Madje gjatë verës është e rekomandueshme të konsumohet edhe më shumë peshk, pasi organizmi e pranon dhe e përvetëson më mirë.

Ushqimet Më Të Pasura Me Omega-3

Peshqit konsiderohen burimet më të pasura natyrale të acideve yndyrore, bashkë me disa lloje arrorësh dhe farash.

Burimet më të mira janë:

Peshku ton (i egër)

Skumbria

Salmoni

Sardelet

Trofta

Farat e linit

Ekspertët rekomandojnë që fëmijët të ushqehen rregullisht me ushqimet e lartpërmendura.

Sasia e saktë e vaji të peshkut për fëmijët mund të përcaktohet nga një mjek ose farmacisti.

Gjithësesi është e rëndësishme që fëmijët dhe të rriturit të shfrytëzojnë burimet natyrale të acideve yndyrore përpara se të marrin suplementë.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All