Një pjesë e madhe urë është shembur në Toscana.
Ura 8.5ton në rrugën SS330 afër qytetit Aulla, afërsisht në mes të rrugës midis Xhenovës dhe Firencës, në majën veriore të Toscana, u shemb duke lënë dy të lënduar, raporton “Daily Mail”, transmeton lajmi.net.


Një katastrofë e ngjashme në 2018 ndodhi në qytetin portual të Xhenovës por me një numër shumë më të madh të viktimave. Siç duket bllokimi i koronavirusit ka shpëtuar jetën e shumë personave që kalojnë çdo ditë këtë urë.

Pamjet e helikopterëve për zonën e aksidentit treguan se pjesët e urës që kalon lumin Magra ishin shembur në nivelin e ujit, duke zënë një shtrirje të rrugës pas saj.


Flash Lajme

Më të lexuarat