Facebook do të zgjerojë kërkesat për verifikimet e identitetit në llogaritë personale të përdoruesëve për të parandaluar përhapjen e informacionave të rreme.

Sipas kompanisë, kjo lëvizje do të kërkojë një formë identifikimi nga personat viralë nëse zbulohet se po shfaqin sjellje ‘jo autentike’.

Facebook thotë se do ta ruajë informacionin në mënyrë të sigurtë dhe ai nuk do të ndahet në profilin e përdoruesit.

Për shumë arsye, Facebook nuk do të ndajë se cilat metrikë do të përdorë për të kuptuar se cilat sjellje do të cilësohen ‘jo autentike’.


Flash Lajme

Më të lexuarat