Një 32-vjeçare nga Havai është bërë e famshme në rrjet për shkak të fotografive fantastike të saj teksa noton përkrah peshkaqenëve, balenave gjigante apo raxhave. Kayleigh Grant ka arritur të krijojë një marrëdhënie speciale me të gjitha krijesat e thellësive, edhe pse disa prej tyre janë ndër më të rrezikshmet në botë.

Ajo madje realizoi një foto duke notuar fare pranë një peshkaqeni shtatzënë, për të treguar se rreth këtij grabitqari ka shumë keqkuptime. “Ishte një përvojë e jashtëzakonshme”, tha ajo. “Peshkaqeni nuk u ndie aspak i kërcënuar prej meje. Më pëlqen shumë të notoj pranë tyre sepse ato janë shumë më tepër të butë se sa njerëzit mund të mendojnë”.


Flash Lajme

Më të lexuarat