Sätra brunn är en brunnsort och kurort vid orten Sätra brunn, Sala kommun på gränsen mellan Fläckebo och Kila i Västmanlands län, som öppnades 1700. Därmed är Sätra brunn en av Sveriges äldsta kurorter.Photo: André Maslennikov

Fshati Satra Brun(Sätra Brunn), që gjendjet në Suedi këtyre ditëve është nxjerrë në shitje. Ky fshat me të gjitha të mirat për turizëm të banjave gjendet në periferi të Stokholmit. Çmimi nuk është aq edhe shumë, ashtu që është nxjerrë në shitje për 6.5 milion euro, përcjell INA.

Fshati daton nga viti 1700 kur mjeku Samue Skrag kishte zbuluar një burim të ujit dhe se ai menjëherë kishte blerë token përreth. Ai kishte hapur një pus, kishte ndërtuar një shtëpi me burimin e një banje, kishte hapur spital të vogël, kishë, etj.

Kjo ishte një kohë kur ishin në trendë ujërat natyror që shërbenin për shërim dhe rekreim. Pas disa viteve ky vend i takon Universitetit Upsala. Ky universitet në vitin 2002 i shiti fshatin një grupi të biznesmenëve, dhe që nga ajo kohë ai shërben si vend për turizëm me banja.

Satra Braun me të gjitha patundshmëritë është regjistruar si shoqësi me përgjegjësi të kufizuar, që do të thotë se nuk ka kufizime për blerës të huaj.(INA)


Flash Lajme

Më të lexuarat