Zbokthi është një problem shumë i madh për ata që “e vuajnë”, pasi përveçse nuk duket mirë estetikisht, ul vetëbesimin e njerëzve.

Nëse edhe ju vuani nga zbokthi, mos u shqetësoni, ka disa mënyra për ta luftuar atë.

Ka pafund shampo dhe maska flokësh, por nëse nuk e keni gjetur ende të duhurën dhe jeni lodhur duke kërkuar, atëherë mund të përdorni metodat natyrale. Produktet natyrale si tea tree oil, vaji i kokosit, aloe vera dhe uthulla e mollës janë luftuesit më të mirë të zbokthit. Mjafton t’i aplikoni në skalpin e kokës ose të krijoni maska flokësh me to dhe pas pak ditësh do të shihni rezultatet e para. Po ashtu, e rëndësishme është të dini se cili është shkaku i zbokthit tuaj. Nëse ai lidhet me stresin e vetmja zgjidhje është të ulni nivelin e stresit në jetën tuaj, edhe pse kjo është e thjeshtë të thuhet, por jo të zbatohet. Po ashtu, duhet të eliminoni produktet që përdorni për stilimin e flokëve, pasi do të rëndoni gjendjen e skalpit të ndjeshëm. © RTV21.tv


Flash Lajme

Më të lexuarat