Bëhet fjalë për zonën periferike San Giovanni në Molise të Italisë, i cili viteve të fundit është përpjekur që të ketë banorë të përhershëm, duke u ofruar nga 24 mijë euro për secilin që është i gatshëm të shpërngulet në fshat, shkruajnë mediet italiane.

Si rezultat i rënies së popullsisë, në San Giovanni ka shumë shtëpi të pabanuara. Janë pikërisht këto objekte që po ofrohen për akomodim falas për turistët e interesuar. Siç bëhet e ditur më tej, ka tri shtëpi për të zgjedhur me një qëndrim maksimal një javë në çdo kohë midis korrikut dhe shtatorit. Rajoni i Molise-it është i njohur për ofrimin e pikëpamjeve piktoreske të majave  me shumë kodrina, si dhe prodhimin e djathërave vendor.

 


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All