Një çift gjeti mënyrën e përsosur për të kombinuar dëshirën e tyre për aventura dhe për të patur një shtëpi të tyren.

Udhëtimi i tyre aventuresk filloi në Florida, ku çifti bleu një autobus të vjetër shkolle.

Pas shumë mundimesh, rimodelimesh, ata e shndërruan automjetin e vjetër në një shtëpi të bukur me rrota.

Pavarësisht vështirësive që hasën gjatë peruiudhës së ndërtimit, ata nuk hoqën dorë sepse ishin të vendosur për të krijuar shtëpinë e tyre të ëndrrave.

Ndërtimi i kësaj shtëpie brenda një autobuzi, i mori çiftit një vit e gjysmë kohë. Ata kanë krijuar një shtëpi lëvizëse e cila është dhe shumë ekonomike. Instaluan panele diellore të cilat i kursejnë shumë energji dhe para.

Tani ata kanë gjithçka që i nevojitet në shtëpinë e tyre. Ajo ka një kuzhinë mjaft të bukur , dhomë gjumi, tualet dhe një dhomë ndenjeje. Çdo gjë shumë funksionale.


Flash Lajme

Më të lexuarat