Ankthi këto kohët e fundit është i pranishëm më shumë se kurrë e njerëzit po përpiqen fort të mos e humbasin toruan.

Sipas ekspertëve, një regjim ushqimor i balancuar mund të ndihmojë shumë në rikthimin e ekuilibrave hormonalë por edhe sheqerit në gjak, gjë që kontribuon në mirëqenien tonë emocionale.

Ushqyerja e shëndetshme sipas ekspertëve, ka fuqinë të shtojë harenë dhe kënaqësinë për jetën.

Cilat Janë Ushqimet Që Zbusin Ankthin?

Ekspertët japin shumë këshilla për eliminimin dhe zbutjen e ankthit nëpërmjet përzgjedhjes së ushqimeve të caktuara të dobishme për gjendjen tonë emocionale.

Peshku

Salmoni i egër, skumbria, trofta dhe sardelet janë shumë të pasura me zink, një ushqyes shumë i rëndësishëm për njerëzit që vuajnë nga ankthi.

Për më tepër, ato ofrojnë acide yndyrore omega-3 të cilat luajnë një rol jetësor për shëndetin e trurit.

Sipas ekspertëve, njerëzit që vuajnë nga ankthi duhet të konsumojnë dy racione peshk në javë.

Turshitë

Ushqimet e fermentuara në kushtet e shtëpisë, siç janë lakra turshi, kosi, kefiri apo kastravecat turshi ndikojnë në uljen e niveleve të ankthit.

Një studim i publikuar në revistën Psychiatry Research zbuloi se ushqimet e fermentuara të pasura me probiotikë ulin nivelet e ankthit.

Frutat Dhe Perimet

Prodhimiet e freskëta të tokës janë një burim i shkëlqyer antioksidantësh.

Nivelet e ulëta të tyre kontribuojnë në rritjen e niveleve të ankthit.

Besohet se ngrënia e frutave dhe perimeve në mënyrë të rregullt rikthen qetësinë shpirtërore.

Ekspertët këshillojnë ngrënien e 2-3 racioneve me fruta dhe perime në ditë.

Kujdes Me Alkolin Dhe Kafeinën.

Alkoli mund të ketë një efekt të përkohshëm qetësues por kur ai përpunohet në organizëm, ndikon negativisht në cilësinë e gjumit.

Mungesa e tij mund të shtojë ankthin, thonë ekspertët e Harvardit.

Kafeina ndikon njerëzit në mënyra të ndryshme por në përgjithësi i bën disa prej tyre nervozë dhe të acaruar.

Kafeina mund të ndikojë edhe në cilësinë dhe në kohëzgjatjen e gjumit.

Uji

Shenjat më të para të dehidratimit ndikojnë tek humori, thotë një studim i publikuar në gusht të vitit 2018.

Sipas ekspertëve, njerëzit duhet të sigurohen të pinë mjaftueshëm ujë që të shmangin dehidratimin dhe më pas nivelet e rritura të ankthit.

Kujdes Me Vaktet

Nëse njerëzit anashkalojnë vaktet, niveli i sheqerit në gjak bie dhe për rrjedhojë ankthi përkeqësohet.

Kjo është veçanërisht e vërtetë në rastet kur njerëzit ushqehen kryesisht me karbohidrate dhe uhqime të përpunuara siç është buka e bardhë, orizi, ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara.

Për rrjedhojë, ekspertët këshillojnë që vaktet të konsumohen rregullisht dhe fokusi të jetë tek ushqyerja e shëndetshme.


Flash Lajme

Më të lexuarat

  • Week

  • Month

  • All