Miliarda emra dhe fjalëkalime të vjedhura, ku përfshihen dhe ato për llogari bankare, janë në shitje në dark web, ka treguar një studim i ri. Firma e sigurisë kibernetike Digital Shadows u shpreh se gjeti më shumë se 15 miliardë kredenciale online, në përdorim të kriminelëve.

Sipas saj, detajet e llogarive ishin në shitje në dark web. Llogaritë e aplikacioneve muzikore janë në shitje për £12, ndërsa ato bankare për mesatarisht £56. Firma tregon se numri i llogarive të vjedhura është katërfishuar që nga 2018.


Flash Lajme

Më të lexuarat