Një protestë e tillë është mbajtur pasi shoqata e dasmave – AIRB – ka bërë të ditur se humbjet në sektorin e organizimit të dasmave kanë arritur në 80 për qind, si rrjedhojë e kufizimeve të zbatuara për frenimin e përhapjes së virusit.

“Kemi me miliona punëtorë, kemi më shumë se 30 mijë kompani, kemi edhe sektorin e eksportit që janë ndalur tërësisht”, ka thënë Mario Canditone, sekretar i shoqatës.

Shumica e çifteve në Itali kanë pezulluar dasmat për shkak të rregullave të distancës sociale dhe kufizimeve të tjera që i ndalojnë tubimet dhe ceremonitë martesore.

“Me shumë sakrifica, na është dashur ta anulojmë dasmën që e kishim ëndërruar, dhe krejt kjo për shkak të kësaj situate

. Nuk duam që të martohemi pa pjesëmarrjen e njerëzve tanë më të afërt”, ka thënë Dauria Ermanzia, njëra prej nuseve protestuese.

Tash esht Koha

Flash Lajme

Më të lexuarat