Qentë janë shumë te mirë, por kur jetojnë në ambiente të rrezikshme, ku nga to marrin edhe agresivitetin, sillen shumë ashpër me njerëzit e shumë raste edhe i sulmojnë ata, transmeton lajmi.net.

Nëse shikoni një qen, mos tentoni të largoheni dhe mos shfaqni asgjë para tij

Nëse shikoni një qen endacak në rrugë mos tentoni të vraponi apo të largoheni me hapa të shpejtë nga qeni. Preferohet të qëndroni pa lëvizur dhe në një distancë.

Provoni të bëni disa hapa mbrapa, nëse qeni ju ndjek ndaloni menjëherë, nëse nuk ju ndjek vazhdoni me hapa të ngadaltë.

Nëse keni diçka me vete si një çadër, çantë, qese, këpucë, është mirë ti lini para vetes në mënyrë që qeni të dekoncentrohet nga ju.

Nëse po ngisni një biçikletë atëherë qeni do ju ndjek sepse i duket shumë atraktive

Nëse jeni me biçikletë apo motor qeni do ju ndjek sepse qentë janë shumë agresiv ndaj mjeteve të transportit. Prandaj preferohet të ndaleni dhe të ecni ngadalë me mjetin e transportit para.

Nëse keni kafshën tuaj s shtëpiake me veti, ju duhet të vendosni: ose te merrni rrezikun vetën ose me kafshën tuaj

Nëse keni kafshë tuaj shtëpiake dhe ndesheni me një qen endacak, është mirë ta merrni kafshën shtëpiake në duar në mënyrë që të mos krijohet agresivitet mes dy palëve.

Nëse qeni është gati të ju sulmoj, mos e shikoni në sy

Nëse shikoni qentë në sy në momentin që do ju sulmoj, atëherë do të rrit agresivitetin e tij dhe do ju sulmojë në mënyrën më të rrezikshme. Preferohet të shikoni mbrapa në mënyrë që të mos rritet agresiviteti i qenit endacak. /Lajmi.net/


Flash Lajme

Më të lexuarat