Britania ka nënshkruar një marrëveshje për 60 milionë doza të vaksinës eksperimentale që po zhvillohet nga Sanofi me GaxoSmithKline, ç’ka përbën marrëveshjen e katërt për injeksionin, ndërkohë që gara për të luftuar pandeminë ka marrë vrull.

Asnjë vaksinë nuk është miratuar për Covid-19, sëmundjen që shkaktohet nga koronavirusi i ri, që ka vrarë mbi 660,000 persona në të gjithë botën. Kushtet financiare të marrëveshjes nuk u shpalosën.

Sanofi dhe GlaxoSmithKline konfimruan deklaratën se miratimi rregullator për vaksinën e tyre mund të arrihet nga gjysma e parë e vitit të ardhshëm, nëse të dhënat klinike janë pozitive. Kjo është marrëveshja e parë e të dy firmave për të furnizuar vaksinën e tyre eksperimentale ndaj një shteti Sovran dhe ministrant britanik kanë theksuar rëndësinë e sigurimit të kandidatëve të ndryshëm sa më herët. “Fakti që nuk ka garanci, vazhdon të qëndrojë.

Është e rëndësishme që ne të sigurojmë akses të hershëm ndaj disa vaksinave premtuese, për të rritur shansin e gjetjes së një kure që funksionon”, – tha ministri i biznesit, Alok Sharma.

Me mbi 20 vaksina në prova njerëzore, kjo lëvizje shton shqetësimet se vendet e pasura mund të mbushen me doza në avancë, në dëm të vendeve të varfëra. Javën e kaluar, Britania arriti marrëveshje për 30 milionë doza të vaksinës eksperimentale të BioNTech dhe Pfizer, si dhe një marrëveshje në parim për 60 milionë doza të kompanisë Valneva.


Flash Lajme

Më të lexuarat